7-vjeçare vdes e dehidratuar pasi kapen në kufi

Një 7-vjeçare ndërroi jetë nga dehidratimi, teksa ishte nën kujdesin e agjencisë amerikane për mbrojtjen e kufirit, “Patrulla Kufitare e Doganore”. Vajza kishte ardhur nga Guatemala me të atin. Ata ishin kapur bashkë me një grup emigrantësh në një zonë të izoluar të Nju Meksikos.

Vajza nisi të ketë kriza të rënda tetë orë pasi u mor nën kujdesin e Patrullave Kufitare e Doganore të SHBA-ve. Kur mbërritën mjekët, vajza e kishte pasur temperaturën e trupit 41 gradë.

Ajo u dërgua me helikopter në një spital të El Pasos, Teksas, ku i pushoi zemra dhe ndërroi jetë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për t’ia rikthyer rrahjet. Mjekët në spital thanë se shkaku i vdekjes kishte qenë temperatura e lartë, dehidratimi dhe mungesa e ushqimit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?