FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

9 arsye pse jemi kundër Donald Trumpit

Nënshkruar nga 100 shkencëtarë politikë, në SHBA:

1. Ka mbjellë dyshime për vlefshmërinë e procesit zgjedhor, pa u mbështetur në asnjë provë.

2. Ka deklaruar se mund të mos njohë rezultatin e zgjedhje të lira, nëse nuk fiton.

Swiss Digital Desktop Reklama

3. Ka nxitur mbështetësit që të angazhohen në kufizim dhe frikësim të votuesve.

Swiss Digital Mobile Reklama

4. Ka kërcënuar me burg udhëheqësen e partisë opozitare.

5. Ka vënë në dyshim pavarësinë e gjyqësorit dhe paanësinë e gjykatësve, bazuar në racën, etninë, fenë dhe atësinë e tyre.

6. Ka hedhur baltë mbi bensikërinë qytetarëve dhe personave të tjerë në Shtetet e Bashkuara, në bazë race, etniciteti, feje dhe vendit ku kanë lindur.

7. Ka vënë në rrezik lirinë e shtypit duke frikësuar gazetarët individualisht, duke ndaluar pjesëmarrjen në tubimet e tij të organizatave të mëdha të medias, dhe ka premtuar se do të ndryshojë ligjet për të hedhur në gjyq gazetarët.

8. Ka bërë thirrje për përhapjen në botë të armëve bërthamore.

9. Ka kërcënuar se do të shkatërrojë themelet strategjike të NATOs, aleancës më të rëndësishme të sigurisë në shtatëdhjetë vitet e fundit, duke vënë në dyshim solidaritetin e Shteteve të Bashkuara ndaj rregullit se një sulm ndaj një anëtari të aleancës është sulm ndaj të gjithë vendeve anëtare.

Për këto më lart, ata kanë ndërmarrë aktin e rrallë të bashkimit në një deklaratë publike që zgjedhësit amerikanë të mos votojnë për një kandidat që rrezikon themelet e demokracisë amerikane.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?