9 të arrestuar për shit-blerje votash

Termi shitblerje votash duke se është më i përdoruri në Shqipëri, pas zgjedhjeve lokale të 14 Majit, por raste të ngjashme duket se nuk paska vetëm në vendin tonë.

Pas raportimeve për disa raste të shit-blerjes së votës në Greqi, 9 persona janë vënë në pranga në Spanjë nën akuzën se kanë shkelur ligjet e kodit zgjedhor për trafikimin e votave.

Autoritetet në Melilla informojnë se personat janë arrestuar disa ditë përpara zgjedhjeve lokale të 28 majit, si pjesë e një hetimi për mashtrim elektoral.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas mediave spanjolle, hetimet kanë për qëllim një sistem që dyshohet se ka blerë vota postare. 50 deri në 200 euro u ofroheshin familjeve që përballeshin me vështirësi financiare në këmbim të votës së tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?