FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

A do preken shqiptarët? Ministri i Brendshëm italian: Do dëbojmë 500 mijë emigrantë

Ministri i ri i brendshëm i Italisë, Mateo Salvini ka konfirmuar se një prej prioriteteve kryesore të qeverisë së re populiste do të jetë deportimi i emigranteve të paligjshëm. Ai ka sinjalizuar kështu synimet për të mbajtur premtimin elektoral për të kthyer mbrapsht qindra e mijëra emigrantë pa dokumente që qëndrojnë në Itali.

Salvini, kreu i partisë së ekstremit të djathtë “Lega Nord”, premtoi gjatë fushatës se do të deportojë rreth 500 mijë emigrantë që jetojnë në mënyrë të paligjshme në Itali.

“Dyer të hapura në Itali për njerëzit e mirë, dhe biletë vetëm vajtjeje për ata që mbërrijnë në vendin tonë për të krijuar trazira. Deportimi i tyre do jetë prioriteti ynë”, deklaroi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

E ndërsa retorika shkaktoi shqetësim mes ekspertëve të emigracionit dhe grupeve humanitae, ajo u pa edhe si një axhendë tejet e parealizueshme, sepse Italia nuk i ka burimet apo elasticitetin ligjor për të ndjekur deportimet masive tejet të kushtueshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga kjo politikë rrezikohet të preken edhe emigrantët shqiptarë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?