A mund të luftohet vërtet korrupsioni?

Rumania njihet si një prej vendeve më të korruptuara në BE. Protestuesit dolën në rrugë, të zemëruar me qeverinë dhe me atë që ata e shohin si një kulturë korrupsioni shtetëror.

Ryshfetet, sekserët dhe abuzimet me fondet publike kanë krijuar përçarje dhe zemërim në të gjithë vendin. Por a mund të luftohet vërtet korrupsioni? Ndërkohë që protestat arritën një farë suksesi të vogël, një prokurore dhe stafi i saj u vunë kundër sistemit, duke dënuar më shumë se 1000 zyrtarë publikë për korrupsion.

Emri i saj është Laura Kovesi, kryetare e strukturës së posaçme të Anti-Korrupsionit në Rumani. ”Pa pasur pavarësi të plotë, prokurorët nuk hapin dot çështje të suksesshme kundër zyrtarëve më të lartë që kanë lidhje me korrupsionin”, thotë ajo për the ”Economist”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjëja e parë që ka mësuar në luftën kundër korrupsionit shtetëror, është që duhet të përballesh me baltosje. ”Kur je prokuror që lufton korrupsionin e nivelit të lartë, duhet të përgatitesh për hetime të imëta që do të ndërmerren ndaj teje. Mund të ketë media që do të nisin fushata kundër personit tënd, mund të ketë përpjekje për të të trembur”, shton ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?