Afganistani goditet nga një tjetër tërmet i fuqishëm

Një tërmet me magnitudë 6.3 goditi sot provincën perëndimore të Afganistanit, Herat, duke nxitur autoritetet të ridislokojnë ekipet e ndihmës dhe shpëtimit tashmë në terren pas disa tërmeteve vdekjeprurëse të shtunën.

Deri më tani nuk ka asnjë informacion për viktimat e shkaktuara nga tërmeti i ri, tha për Reuters përfaqësuesi i agjencisë së menaxhimit të fatkeqësive Janan Sagik.

Tërmetet e së shtunës vranë të paktën 2,400 njerëz, tha qeveria talebane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një deklaratë të lëshuar nga zyra e guvernatorit të Heratit ku thuhej se disa zona, rrethe fqinje që ishin rrafshuar nga tërmetet e mëparshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më shumë se 2,000 njerëz u plagosën kur tërmetet e shumta shkatërruan mijëra shtëpi në veriperëndim të qytetit të Heratit disa ditë më parë.

“Ekipet mjekësore dhe zyrtarët po punojnë së bashku për të transportuar të lënduarit në spital”, tha zyra e guvernatorit.

Sipas OKB-së, në 11 fshatra të rajonit Zinda Jan vlerësohet se 100% e shtëpive janë shkatërruar plotësisht.

Siç njofton Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, 516 persona, 203 burra dhe 213 gra, janë shpallur të zhdukur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?