Aksident i rëndë në Angli, 1 i vdekur dhe 19 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Angli, ku një person ka gjetur vdekjen ndërsa 19 të tjerë janë plagosur, pas përplasjes së një autobusi dykatësh dhe një makine.

Mediat e huaja raportojnë se në vendngjarje kanë mbërritur disa autoambulanca dhe dy helikopterë, ndërsa po bëhet e mundur nxjerrja nga e disa pasagjerëve të cilët kanë mbetur nën automjete pas përplasjes.

Deri më tani janë transportuar në spital 4 prej të lënduarve, dhe po punohet për shpëtimin e të tjerëve si dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit tragjik./ The Sun/

Swiss Digital Desktop Reklama

3333

Swiss Digital Mobile Reklama

2222

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?