Aksident i tmerrshëm në Amerikë, makina që drejtonte një 17-vjeçar ndahet në dysh (VIDEO)
Një 17-vjeçar nga Illinois ishte fajtor për humbjen e jetëve të 4 pasagjerëve adoleshentë që udhëtonin me të, ndërkohë që tentoi të “fluturonte” mbi një kodër në Hickory Hills në Illinois të SHBA. Makina e tij përfundoi duke u përplasur me një makinë dhe u nda më dysh.
Aksidenti tragjik ndodhi pasditen e së shtunës. Në një deklaratë për mediat vendase, policia lokale tha se adoleshenti akuzohet për vrasje nga pakujdesia. Emri i shoferit të makinës, i cili është minoren, nuk është bërë i ditur. Nga aksidenti humbën jetën 4 adoleshentët të cilët udhëtonin me 17-vjeçarin.
Omarion Rieves dhe Nathaniel Phillips, të dy 17 vjeç, humbën jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa Destiny M Giera, 16 vjeç dhe Jemerrio X Rieves, 15 vjeç, humbën jetën rrugës për në spital. Brenda në automjet ndodheshin 6 persona, 2 prej të cilëve, shoferi dhe një tjetër u larguan nga spitali pasi morën mjekim.
KOHA JONË SONDAZH

