Aksident tragjik në Gjermani, humbet jetën 23-vjeçari nga Mitrovica
Një aksident automobilistik në Gjermani, i ka marrë jetën tragjikisht një 23-vjeçari nga Mitrovica. Mediat gjermane shkruajnë se i riu, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me barrierën qendrore.
Sipas Policisë së Pfalzit, 23-vjeçari, kishte dalë nga korsia me makinën e tij, për arsye ende të paditura, e më pas, u fut sërish në rrugën kryesore para se të përplasej.
Autoritetet theksojnë, se i riu nuk kishte të lidhur rripin e sigurimit, e kjo ishte dhe shkaku kryesor i vdekjes.
KOHA JONË SONDAZH

