Alarm për bombë në Kullën Eifel, evakuohen të gjithë turistët

Kulla Eifel dhe zona përreth në kryeqytetin francez u evakuuan sot si masë paraprake pas një kërcënimi me bombë, raportoi gazeta Le Parisien, duke cituar një burim policor.
Një ekspert për asgjësimin e bombave u dërgua në vendngjarje. Evakuimi, i cili filloi rreth mesditës, ka të bëjë me tre katet e monumentit, duke përfshirë restorantin e kullës, si dhe oborrin, shtoi zëdhënësi.
Mësohet se bomba ishte vendosur në një nga katet e restorantit që ndodhej në afërsi të kullës.
“Është një procedurë e zakonshme në këtë lloj situate e cila megjithatë është e rrallë,” tha një zëdhënëse. Të gjithë vizitorët ishin evakuuar pak pas orës 13:30.
KOHA JONË SONDAZH

