Alarm, virusi i Nilit infekton 45 njerëz dhe vret dy

Mediat britanike shkruajnë për përhapjen e virusit vrasës të Nilit në qytetin e Sevijës në Spanjë. Numri i rasteve të sëmundjes që shkaktohet nga pickimi i mushkonjës, ka arritur në 45 brenda dy ditëve. Dy njerëz raportohet se kanë vdekur prej tij dhe shtatë të tjerë janë në kujdes intensiv.

Epiqendrat kryesore të përhapjes janë zona e brigjeve të lumit në Coria del Río dhe La Puebla del Río, në bashkinë e Sevijës. Bashkia e Sevijës njoftoi mëngjesin e sotëm se ka nisur dezinfektimin e disa zonave të qytetit për të parandaluar përhapjen e mëtejshme dhe ka vënë në alarm rezidentët lokale.

Ekspertët kanë paralajmëruar se ethet e Nilit mund të përhapen në të gjithë Spanjën prandaj lufta kundër mushkonjave me mjete tymuese ka nisur në Coria del Río e La Puebla del Rio. Sipas të dhënave të OBSH për sëmundjen, 20 për qind e të infektuarve shfaqin simptoma si ethe, lodhje, dhimbje koke, dhimbje trupore, të përziera dhe në raste më të pakta acarime të lëkurës dhe zgjerim të gjendrave limfatike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?