Aleanca për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut: Të hiqet nga përdorimi librin e gjeografisë

Aleanca për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut i ka dërguar një letër Ministrës së Arsimit, Milla Carovska për heqjen nga përdorimi librin e gjeografisë për vitin e dytë të gjimnazit. Kjo kërkesë ka ardhur për shkak të materialit jo të vërtet që libri përmban. Libri përmban jo të vërteta në lidhje me historinë e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

Disa shembuj të dhëna nga Aleanca

Në faqen 99, thuhet që “Prej shqiptarëve të Maqedonisë ekzistojnë fise që e llogarisin vetveten si autokton. Kryesisht ata janë popullsi maqedonase që gjatë periudhës së sundimit turk e kanë pranuar fenë islame dhe gradualisht janë shqiptarizuar. Midis tyre ka edhe nga ndonjë fis që ka prejardhjen turke, rome ose çerkeze”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në faqen 99, shqiptarët paraqiten si rrezik për shtetin ku thuhet se “…vendosja e re e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë nuk është proces i mbaruar, ai bëhet edhe sot-në fillim të shekullit XXI. Vendosja e këtillë në momente e pakontrolluar, vendosja në mënyra të ndryshme mund t’i dëmtojë të gjithë në Republikën e Maqedonisë”

Swiss Digital Mobile Reklama

Në faqen 104, thuhet që “Imigrimi i popullsisë shqiptare në Maqedoni nuk është bërë spontanisht, por në masë të madhe me dhunë, i planifikuar, me ndihmën e qeverisë turke ose të agallarëve dhe bejlerëve turq, të cilët e kishin lejuar vendosjen e popullsisë shqiptare-muslimane. Për ketë ekzistojnë dëshmi autentike. Maqedonasit i kanë përzënë nga vendbanimet e tyre me metoda të ashpra, si me vjedhje, kidnapime, vrasje, maltretime fizike-rrahje, djegie e të tjera.”

Libri shkollor i “Gjeografisë” përçon dezinformata të thella për nxënësit e shkollave të mesme, ku theksohet se shqiptarët e Maqedonisë e kanë prejardhjen nga çerkezët, romë dhe turqit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?