FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Amnesty International thirrje Trump: Përkushtim për të drejtat e njeriut

Organizata “Amnesty International” i bëri thirrje Donald Trump-it t’i përkushtohet çështjes së të drejtave të njeriut.

Organizata tha të mërkurën, se megjithëse e kishte kritikuar më parë “retorikën helmuese” të zotit Trump gjatë fushatës, presidenti i zgjedhur duhet të jetë i përkushtuar ndaj detyrimeve të Shteteve të Bashkuara për respektimin e të drejtave të njeriut brenda dhe jashtë vendit.”

“Presidenti i zgjedhur Trump duhet të përkushtohet ndaj mbrojtes së të drejtave të njeriut pa diskriminim”, tha drejtorja ekzekutive e organizatës përmes një deklarate.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë fushatës së tij thuajse dy-vjeçare, zoti Trump u zotua se do të ngrinte një mur në kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara me Meksikën dhe se do të përpiqej ta detyronte Meksikon të paguante për murin, për të penguar imigracionin e paligjshëm në SHBA. Ai gjithashtu bëri thirrje për të mos i lejuar imigrantët myslimanë të hyjnë në vend.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kjo retorikë nuk mund dhe nuk duhet të bëhet politikë e qeverisë amerikane. Komentet ksenofobike, seksiste dhe me urrejtje që ka bërë zoti Trump gjatë fushatës nuk kanë vend në qeveri”, thuhet në deklaratën e organizatës “Amnesty International”./Zeri i Amerikes/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?