Anglia ashpërson masat për pasagjerët, do të kryhen dy teste

Pasagjerët që mbërrijnë në Britaninë e Madhe nga vendet që nuk janë në listën e zonave të nxehta të Covid-it duhet të bëjnë dy teste gjatë periudhës së tyre të izolimit, thuhet në një vendim të dalë mbrëmjen e djeshme.

Një tjetër masë ashpërsuese e rëndësishme në politikat kufitare nga Britania e Madhe. Pasagjerëve nga vendet më të sigurta do t’u thuhet se duhet të bëjnë testet PCR gjatë periudhës standarde 10-ditore të karantinës në shtëpi.

Regjimi i detyrueshëm i testimit do të hyjë në fuqi nga 15 shkurti, bashkë me detyrimin për karantinë në hotel për udhëtarët që vijnë nga 33 vendet e “listës së kuqe”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kur të mbërrini në Mbretërinë e Bashkuar duhet të bëni dy testet gjatë izolimit tuaj 10-ditor”, shpjegoi një burgim i qeverisë, duke shtuar se ky “do të jetë niveli i mëtjeshëm i mbrojtes”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Plani do të prekë kryesisht britanikët që kthehen në atdhe nga vendet e huaja. Një tjetër çështje për tu zgjidhur është gjetja e hoteleve të duhura për karantinim, ku të ketë sisteme ajrosjeje që nuk e përhapin virusin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?