Ankesat e Lukashenkos dhe Moskës ndaj OSBE: Nuk na dërguan vëzhgues!

Mediat ruse dhe ato bjelloruse i kanë kushtuar hapësirë këto ditë kërkesës së SHBA dhe BE për negocimin e krizës në Bjellorusi nga OSBE, kryesia e së cilës drejtohet nga kryeministri shqiptar Edi Rama.
SHBA dhe BE nuk i kanë njohur zgjedhjet në Bjellorusi që u fitua nga presidenti Aleksandër Lkashenko. Opozita ka nisur protestat dhe ka nxjerrë prova që votimet u manipuluan në shkallë të gjerë derisa nxorën fitues Lukashenkon me 81% të votave. Ndërkohë organizatat për të drejtat e njeriut akuzojnë qeverinë për arrestime dhe dënime politike.
Manipulimi i zgjedhjeve është një fakt i pranuar gjerësisht, por tashmë strategjia e Misnkut është që të përfshijë dhe OSBE si pjesë të problemeve në këtë vend.
Agjencia ruse e lajmeve “Tass” citon qëndrimin e ministrisë së jashtme të Bjellorusisë, e cila shprehet se OSBE nuk ka pranuar të dërgojë vëzhgues në zgjedhjet e 9 gushtit. Sipas kësaj ministrie, qeveria e Bjellorusisë kërkoi vëzhgues, por OSBE deklaroi se kërkesa ishte bërë në limite kohore dhe nuk mund të siguronte ekipet e vëzhguesve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?