Anulohet takimi në moment të fundit, ministri grek refuzon të zbresë në Libi
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur këtë të enjte. Takimi mes ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias dhe kryetarit të Këshillit Presidencial Libian, Mohamed Menfi, në Tripoli u anulua në minutën e fundit. Pak minuta pasi u ul në Tripoli, zyrtari grek udhëzoi që avioni të nisej për në Bengazi, pa zbritur në kryeqytet.
Menfi kishte kërkuar që Dendias të ndalonte në Tripoli për t’u takuar me të një ditë para vizitës dhe diplomati pranoi me kusht që të ishte i pranishëm vetëm Menfi dhe asnjë person tjetër.
Kur avioni u ul në Tripoli, megjithatë, ministrja e Jashtme e qeverisë së Tripolit, Najla Mangoush, priste të takohej me diplomatin grek dhe në atë moment Dendias vendosi të nisej pa takuar Menfin. Ministria e Jashtme greke e cilësoi incidentin si shkelje të protokollit dhe kushteve të dakorduara për vizitën.
KOHA JONË SONDAZH

