FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Atentati ndaj Vuçiç? Një i arrestuar në Bosnjë

Policia e Republikës serbe të Bosnjës ka arrestuar në Banja Llukë, Jovan Joshillën, i cili dyshohet si personi që po përgatiste atentatin ndaj kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vucciq.

Joshilla është arrestuar në bazë të fletëarrestit ndërkombëtar të lëshuar më 5 nëntor nga Interpol Beogradi.

Sipas Gjykatës së Bosnje Hercegovinës, fletëarresti është lëshuar për shkak të veprës penale të vjedhjes së rëndë, armëmbajtjes pa leje dhe mjeteve shpërthyese, vepra penale këto për të cilat dënimi maksimal është 12 vjet heqje lirie.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas shqyrtimit të rastit Gjykata e Bosnje Hercegovinës ka vendosur që personi në kërkim, Jovan Joshillës ti caktohet masa e ndalimit të lëvizjes jashtë vendit ku banon dhe paraqitje me detyrim dy herë në javë në komisariatin e policisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndryshe, Joshilla është arrestuar në bazë të urdhrit për arrest nga Gjykata Speciale  në Beograd më 5 Nëntor pas aksionit policor ku në afërsi të shtëpisë së kryeministrit serb në Jajincë u gjetën, një minahedhës Zola, katër bomba dore, 100 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe municion për armë automatike dhe snajpër, me prejardhje nga Kroacia dhe Sarajeva.

/Ora News/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?