Australia regjistron vdekjen e parë nga Covid-19 pas 10 muajsh
Australia ka raportuar vdekjen e parë nga koronavirusi të regjistruar në vend këtë vit. Autoritetet vendase bënë me dije se një grua rreth 90-vjece, vdiq nga Covid-19. Sidnei aktualisht është në një karantinë totale, ndërsa qyteti më i madh i vendit është duke luftuar me variantin Delta.
Vdekja e raportuar nga Covid-19 është e para pas 10 muajsh. Kryeministrja Gladys Berejiklian paralajmëroi se numri i rasteve të reja ditore do të rritet më tej të hënën.
Australia ka regjistruar 911 vdekje dhe më shumë se 31,000 raste që nga fillimi i pandemisë.
KOHA JONË SONDAZH

