Autobusi bie nga shkëmbi, të paktën 13 persona humbin jetën

Të paktën 13 persona vdiqën dhe pesë të tjerë u plagosën rëndë në Peru kur një autobus ra nga një shkëmb në një rrugë në Ande, thanë autoritetet lokale.

Automjeti po transportonte rreth 50 pasagjerë nga qyteti i Andeve i Vilcashuaman në Lima. Ai u përmbys dhe ra 200 metra në rajonin Huancavelica, në juglindje të vendit të Amerikës së Jugut.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e komunës së Piskos. Aksidentet rrugore janë të shpeshta në Peru, kryesisht për shkak të shpejtësisë së tepërt dhe mirëmbajtjes së dobët të rrugëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Camión cae a un abismo en Perú y deja 13 muertos| Telediario México

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?