Autoritetet franceze: Alarmi për bombë ishte i rremë, turistët mund të vizitojnë kullën

Pas alarmit për bombë në kryeqytetin francez, autoritetet në Paris kanë konfirmuar se ishte i rremë dhe se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar e për të krijuar panik.

“Ishte një alarm i rremë, njerëzit mund të kthehen të vizitojnë kullën”, thanë autoritetet.

Tre katet e Kullës Eiffel dhe sheshi përballë saj u evakuuan pas mesazhit që njoftonte praninë e një bombe brenda monumentit në qendër të kryeqytetit francez.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kompania që menaxhon Kullën Eifel tha se ishte procedurë normale në këtë lloj situate.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?