Avokatja dënohet me 38 vjet burg dhe 148 goditje

Mbrojti disa gra që kanë hequr shaminë e kokës në publik dhe është dënuar. Nasrin Sotoudeh, një avokate e njohur ndërkombëtarisht për të drejtat e njeriut, u dënua në Iran me 38 vjet burg dhe 148 goditje, për mbrojtjen e të drejtave të grave.

Avokatja mbrojti disa gra që në protesta kundër regjimit, hoqën velin. Qershorin e kaluar ajo përfundoi në pranga me akuza për spiunazh, propagandë dhe fyerje. Burri i saj mori masa për nënshkruar një peticion me kërkesën për lirim të menjëhershëm. Dënimi është jashtëzakonisht i vështirë edhe për Iranin, i cili ka në fuqi edhe dënime me vdekje për krime të caktuara.

Avokatja tashmë ishte dënuar me 5 vjet burg për spiunazh, siç raportohet nga Daily Mail. Tani Kombet e Bashkuara po punojnë për rastin e saj, në mënyrë që të jetë në gjendje të ndihmojë gruan nga akuzuat

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?