FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

BBC: Rinisja e hetimeve për Hillary Clinton, ‘bomba’ që u kthye në ‘flluskë sapuni’

“Është e jashtëzakonshme të merret një vendim i tillë vetëm 11 ditë para zgjedhjeve presidenciale,” këto ishin reagimet e demokratëve kur FBI-ja hapi hetimin për Hillary Clinton, për ta mbyllur 2 ditë para zgjedhjeve, pa asnjë akuzë.

Comey lëshojë një bombë në mes të fushatës sic edhe raportuan të gjitha mediat ndërkombëtare , por sipas analistit të BBC, Anthony Zurcher, kjo bombë rezultoi një fluskë sapuni…shumë zhurmë për asgjë.

Ndonëse sondazhet tashmë janë në favor të Demokrates Klinton, kjo e fundit ka “paguar çmimin e saj” në këtë proces. Zonja klinton do të vijojë më e qetë garën e saj deri në zgjedhjet e të martës, ndërsa Donald Trump vijon akuzat ndaj saj, si e korruptuar, por edhe ndaj FBI-së me argumentin se po mbulon aferat e rivales së tij. Megjithatë, – vijon argumentin e tij Zurcher, cilido që të jetë rezultati, nëse fiton Trump apo Klinton, FBI do të jetë përgjegjëse për këtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në rastin e parë, me Trumpin president, Byroja Federale e Hetimit do të vihet në shënjestër që me nisjen e hetimeve ndaj Klinton përcaktoi rezultatin e procesit zgjedhor. Nga ana tjetër, nëse Klinton zgjidhet në krye të Shtëpisë së Bardhë, Trump do akuzojë FBI-në që me mbrojtjen që i bëri demokrates në prag të procesit, vendosi fatin e zgjedhjeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

FBI i gjeti emailet reja, në një pajisje elektronike që i përkiste Anthony Weiner, i poshtëruar dhe akuzuar nga të gjithë, sidomos nga gruaja e tij, ndihmësja e lartë e Clinton Huma Abedin,  por agjencia nuk e dinte nëse këto emaile përmbanin ose jo informacione të klasifikuara.

Theksojmë se lideri demokrat në Senatin amerikani ka deklaruar se kreu i FBI-së mund të ketë shkelur ligjin kur bëri publik faktin se po hetonte mbi Hillary Clinton.

Harry Reid ka akuzuar drejtorin e FBI-së, James Comey për shkeljen e një akti,  i cili ua ndalon zyrtarëve të ndikojnë në zgjedhjet kombëtare.

Mbyllja e papritur e hetimit duket se do ti japi zë këtyre akuzave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?