BE jep “OK” për bisedimet tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Franca kërkoi shtyrje pas zgjedhjeve

Bruksel (Reuters)- Vendet e Bashkimit Europian dhanë sot autorizimin për rifillimin e bisedimeve zyrtare tregtare me Shtetet e Bashkuara, pas muajsh vonese për shkak të ‘rezistencës franceze’.

Me shumicë votash ‘pro’, Komisioni, i cili koordinon politikën tregtare për 28 anëtarët e Bashkimit Evropian, dëshiron të rifillojë negociatat në dy pista – një për të ulur tarifat për mallrat industriale, dhe e dyta për të bërë më të lehtë për kompanitë të tregojnë se produktet e tyre i plotësojnë standardet e BE apo SHBA.

Të dyja palët arritën një konsensus Korrikun e shkuar, kur Presidenti amerikan Donald Trump pranoi të mos vendos tarifa ndëshkimore për makinat e Bashkimit Evropian, në mënyrë që të dyja vendet të përmirësonin marrëdhëniet e tyre ekonomike. Duke përfshirë këtu heqjen e taksave për “mallrat jo-auto industriale”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër Komisioni Europian ka deklaruar në mënyrë të përsëritur që nuk do të diskutojë mbi tarifat apo pengesat në tregtinë e produkteve bujqësore por është i gatshëm të bisedojë për makina, duke rrezikuar kështu pakënaqësi nga ana e Washingtonit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Diplomatët thonë se Gjermania, eksportet e makinave të së cilës në Shtetet e Bashkuara janë më shumë se gjysma e totalit të BE, dëshiron të vazhdojë negociatat mbi shmangien e tarifave për prodhuesit e makinave Volkswagen, Daimler dhe BMW.

Franca, me shumë pak eksport të makinave në SHBA, ka kërkuar të shtyjë çështjen përtej zgjedhjeve të Parlamentit Europian në Maj, e bindur se diskutimet me Trump nuk do të japin rezultat.

Franca ka këmbëngulur se bujqësia nuk duhet të shfaqet në bisedime, por që dispozitat për ndryshimet klimatike duhet të jenë – një kërkesë e vështirë duke pasur parasysh për tërheqjen e Trump nga marrëveshja e Parisit mbi klimën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?