FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

BE: Taksa ndaj SHBA-ve, mbrojmë interesat tona

Komisioneria për Tregtinë në Bashkimi Europian, Cecilia Malmstrom ka njoftuar vendosjen e masave reciproke ndaj tarifave amerikane duke filluar nga korriku.

Mund të marrim masa paraprake që në korrik. Kjo është në fokus të diskutimeve. Ne duam të shohim më parë rezultatet e këtyre masave”, ka thënë Malmstrom për agjencinë e lajmeve “Reuters”.

Në bazë të rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë, BE mund të vendosë tarifa mbrojtëse të përkohshme deri në 200 ditë, nëse nga kontrollet paraprake rezulton se importet e rritura kanë shkaktuar ose kërcënojnë të shkaktojnë dëme serioze ndaj industrive europiane të çelikut dhe aluminit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Komisioni Europian, që mbikëqyr politikat tregtare ndërkombëtare për 28 vendet anëtare, kreu një studim në fund të Marsit për të verifikuar nëse tarifat e paralajmëruara amerikane për të frenuar prodhuesit kinez do të përmbytnin Europën me çelik.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?