Bëri 44 vite burg padrejtësisht, burri fiton pafajësinë
Bota E Diel, 30 Gusht 2020 14:51
U deshën 44 vite që drejtësia të vendoset në vend! Një burrë në Karolinën e Veriut, SHBA ka qëndruar për 44 vite në burg, për një krim që nuk e kishte bërë. Ronnie Long është akuzuar në të 20-at e tij se ka përdhunuar një grua 54-vjeçare. Edhe pse burri, nuk e ka pranuar kurrë se e ka kryer këtë krim, ai u dënua me 80 vite burg. Për fat të mirë, para disa ditësh ai ka lënë qelinë, në moshën 64-vjeçare.
KOHA JONË SONDAZH

