Biden po e shqyrton kandidimin për president të SHBA

Ish- zv.presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, gjatë pushimeve të fundvitit do të diskutojë më familjarë nëse do të kandidojë prap për postin e Presidentit të SHBA-ve, kanë thënë burime të afërta me Biden, transmeton AP.

Ata folën në kushte anonimiteti pasi Biden ende po e peshon këtë çështje. Ky ka qenë një vit me shumë aktivitete për Joe Biden, përfshirë vizitat në 31 shtet,  për të përkrahur, aktivitetet e kandidatëve demokrat për zgjedhjet e nëntorit, por edhe për të promovuar një libër për djalin e tij të ndjerë.

Sipas këtyre burimeve, Biden ka mbajtur disa takime kohën e fundit me përkrahës të vjetër të tij, për të parë se çfarë mund të duket një fushatë presidenciale e ardhshme. Ai e deklaroi veten “personi më i kualifikuar në vend për të qenë president” gjatë një paraqitje javën e kaluar në Montana.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?