”Bild”: Putin ish-agjent i Stasit

Presidenti rus, Vladimir Putin ka qënë një agjent i Stasit, nga viti 1986 deri në vitin 1989, shkruan tabloidi më i shitur gjerman, ”Bild”, që publikon edhe foton e kartelës së tij.

“Deri tani nuk dihej nëse Stasi i kishte siguruar një kartë të tillë identifikimi”, tha menaxheri për Arkivat Federale të arkivit ”Stasi” të Drezdenit, Konrad Fleber duke nënvizuar se me atë letër Putini mund të hynte dhe dilte lirisht nga zyrat e Ministrisë së Sigurisë e shtetit gjermano-lindor.

Stasi, më 31 dhjetor 1985, i lëshoi Vladimir Putin një dokument identifikimi, që i ripërtërihej çdo tre muaj, deri në vitin 1989.

Swiss Digital Desktop Reklama

Karta është pjesë e një dokumenti të deklasifikuar, domethënë u arrit të bëhej publike pas 28 vitesh.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?