Borë në gusht, termometri shënon -6 gradë celsius
Është e pazakontë që të ketë borë në muajin gusht, por kjo ka ndodhur në Itali. Rënia e menjëhershme e temperaturave ka bërë që majat e alpeve në Marmolada të zbardhen nga bora. Streha Punta Penia (3343 metra) është zbardhur plotësisht.
Edhe qyteti Reutlingen në Gjermani është përfshirë nga një stuhi e pazakontë breshëri, e cila shkaktoi edhe përmbytje.
Sipas mediave gjermane, shtresa e breshrit në qendër të qytetit ishte 30 centimetra e lartë, u desh ndërhyrja e borëpastrueseve për liruar rrugët.
KOHA JONË SONDAZH

