Bravo për gjestin, por tani na jep para!
Spanja pranoi refugjatët që Italia dhe Malta ju ktheu kurrizin, pasi kishin mbetur në mes të detit pa asnjë shpresë. 100 emigrantë të anijes Aquarius, nga 629 në total do zhvendosën në Barcelonë, sipas këshillit të qytetit nevojiten ndihma shtetërore për ti ndihmuar.
Ignasi Calbo, koordinator i programit për refugjatët në Barcelonë, njoftoi se qeveria e re socialiste e Pedro Sanchez-it duhet të tregojë gjestin bamirës edhe me para dhe politika për ti ndihmuar emigrantët.
”Nëse Sanchez është i angazhuar në këtë problem nuk ka mënyrë tjetër veçse të ndihmojë me para. Janë dhe shumë emigrantë të tjerë që do shpërndahen në vend, prandaj kjo krizë duhet trajtuar me urgjencë”.
Kryetarja e bashkisë së Barcelonës, Ada Colau, bëri thirrje që qeveria të përmbushë detyrimet: “Qytetet nuk mund të përballojnë situatën vetë, kemi nevojë për politika dhe burime që të gjejmë zgjidhje për emigrantët”, citohet Colau nga The Guardian.
Që nga fillimi i planit për emigrantët në Barleconë, në vitin 2015, këshilli i qytetit ka shpenzuar 6 milion euro duke marrë 11,600 refugjatë dhe emigrantë të paligjshëm e më pas duke i strehuar dhe ushqyer.
KOHA JONË SONDAZH

