Rama: Transformohet shkolla ”Vilson Blloshmi”, ambiente të reja për 450 nxënës në Librazhd

Shkolla “Vilson Blloshmi” në Librazhd ka nisur këtë vit të ri shkollor me ambiente tërësisht të transformuara dhe kushte bashkëkohore për 450 nxënës. Kryeministri Edi Rama teksa ka ndarë pamje nga ambientet e reja të shkollës, thekson se investimi synon të krijojë jo vetëm kushte më të mira për procesin mësimor, por edhe hapësira në shërbim të komunitetit.

“Vilson Blloshmi” tashmë shërben si një hapësirë e re për edukimin, sportin dhe aktivitete të ndryshme, duke krijuar mundësi më të mira për nxënësit, mësuesit dhe banorët e Librazhdit. Sipas Ramës, investimi është konceptuar si një ndërhyrje që i shërben jo vetëm institucionit arsimor, por edhe komunitetit të zonës, përmes krijimit të një infrastrukture moderne dhe funksionale.

”Është hapur këtë vit shkollor super shkolla e re me të gjitha kushtet, me standarde bashkëkohore për 450 nxënës të Librazhdit. Falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë Librazhd, shkolla “Vilson Blloshmi” është transformuar plotësisht me klasa të reja dhe palestër moderne, ku nxënësit dhe mësuesit kanë tashmë kushte moderne për mësim, sport dhe aktivitete të ndryshme. Një investim, që nuk i shërben vetëm shkollës, por gjithë banorëve të Librazhdit, duke krijuar një hapësirë moderne në shërbim të edukimit dhe komunitetit”,-shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?