Brenda “derës së ferrit” dhe në mes të tornadove (FOTO)
Në mes të një vullkani, tornadoje apo në majat me ngricë, një aventurier kanadez ka publikuar fotot më ekstreme të udhëtimeve të tij të rrezikshme. George Kourounis përkufizon si udhëtimin më epik të jetës së tij ditën kur zbriti brenda kraterit Darvaza në Turkmenistan, i tëri i përfshirë nga flakët, duke vendosur edhe një rekord “Guinness” në nëntor 2013. I mbiquajtur “dera e ferrit”, gropa rreth 30 metra e thellë dhe 70 e gjerë, është formuar rreth 50 vite më parë, ndërsa sovjetikët shponin tokën në kërkim të gazit natyror.
KOHA JONË SONDAZH







