Britani, kryeministri kërkon ndihmë nga kompanitë e makinave dhe të ndërtimit për të luftuar COVID-19
Në një situatë të vështirë me COVID-19, kryeministri i Britanisë, Boris Johnson i kërkoi firmave të prodhimit të makinave që të kontribuojnë në prodhimin e aseteve mjekësore.
Kjo erdhi menjëherë pas alarmit për mungesën e pajisjeve mjekësore ndërkohë që rastet me koronavirus rriten.
Ndër kompanitë e kontaktuara janë Ford, Rolls Royce si dhe firmave të ndërtimit si JCB.
Por sipas BBC, firmat e ndërtimit nuk janë shprehur të gatshëm për të kthyer prodhimin e tyre industrial në prodhim për pajisjet mjekësore.
Kuptohet që një temë gjatë bisedimeve të kryeministrit me industrinë sitën e sotme është nëse firmat speciale që prodhojne pajisje respiratore dhe pajisje të tjera të domosdoshme mund të jenë të gatshme të ndajnë mallin e tyre me shtetin.
KOHA JONË SONDAZH

