Britani: Përmbytjet e stuhisë Babet mund të zgjasin me ditë

Burime pranë BBC kanë bërë të ditur se përmbytjet nga stuhia Babet mund të zgjasin me ditë, ka paralajmëruar Agjencia e Mjedisit, pasi Britania e Madhe u godit me shi dhe erë gjatë fundjavës.

Në të gjithë Anglinë 116 paralajmërime për përmbytje mbeten në fuqi – duke përfshirë në East Midlands dhe përgjatë lumit Severn.

Katër persona mësohet se kanë humbur jetën nga përmbytjet, ndërsa banorët e qindra banesave janë evakuuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të hënën, ministri i parë skocez Humza Yousaf vizitoi Brechin, në Angus, një nga zonat më të goditura.

Swiss Digital Mobile Reklama

Disa banorë të Brechin mund të largohen përgjithmonë nga shtëpitë e tyre për shkak të përmbytjeve, tha një këshilltar lokal.

Diku tjetër, Këshilli i Qarkut Nottinghamshire deklaroi një incident të madh për nivelet e larta të ujit përgjatë lumit Idle.

Agjencia tha se më shumë përmbytje për shkak të shiut të dendur ishin të mundshme deri të mërkurën për pjesë të Anglisë – duke përfshirë rreth lumit Severn – dhe organi tha se pritej të lëshonte më shumë paralajmërime.

Deri më tani, rreth 1,250 prona në Angli janë përmbytur, tha agjencia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?