“British Airways” pezullon fluturimet direkte në Iran

Kompania e fluturimeve ‘British Airways’ ka bërë të ditur se do t’i pezullojë fluturimet e drejtpërdrejta në kryeqytetin e Iranit, Teheran, sepse, sipas saj, kjo linjë është “jo e qëndrueshme”.

Njoftimi u bë i ditur pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për tërheqjen e SHBA-së nga marrëveshja bërthamore e Iranit që përfshin Rusinë, Kinën, Gjermaninë, Francën dhe Britaninë e Madhe.

Sipas ‘British Airways’, fluturimi i fundit në Teheran është planifikuar për më 22 shtator.

Swiss Digital Desktop Reklama

Britania është ndër vendet evropiane që kanë njoftuar se do t’i mbrojë kompanitë që vazhdojnë të veprojnë në Iran, por pas vendimi të presidentit amerikan, Trump, shumë kompani janë tërhequr./REL

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?