Burri që ka mbajtur krahun lart për 45 vite

Sadhu Amar Bharti për 45 vite mbajti krahun lart. Dy vitet e para, indiani Bharti ka pasur dhimbje të tmerrshme në krah, derisa humbi çdo ndjesi të gjymtyrës së tij. Ekspertët thonë se në krahun e tij të djathtë nuk qarkullon më gjak dhe për këtë arsye, ai tashmë e ka të pamundur që ta ulë në pozicion normal.

Bharti ka qenë një burrë normal, i martuar me fëmijë, deri në vitin 1973. Por, që nga ai vit, ai vendosi t’ia përkushtojë jetën e tij perëndisë Shiva.

Ngritja e krahut të tij të djathtë ishte një mënyrë për të “vërtetuar” përkushtimin e tij në këtë proces. Kur u bë i famshëm për gjestin e tij, burri indian tha edhe se ngritja e dorës është për të mbështetur paqen kudo në botë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?