Çfarë ndodhi me protestuesit në Francë pasi Macron plotësoi kërkesat?

Vendimi i pak ditëve më parë i presidentit francez Emmanuel Macron për rritjen e pagës minimale, tërheqjen nga rritja e çmimit të karburanteve dhe premtimi për nisjen e një debati kombëtar lidhur me tematikat madhore të vendit duket se nuk e kanë frenuar protestën e nisur nga “jelekët e verdhë”.

Edhe gjatë ditës kësaj të shtune në Paris dhe disa zona të tjera të Francës është protestuar dhe ka pasur sërish përplasje me forcat e rendit, gaz lotsjellës e arrestime. Tensionet kanë zgjatur pak dhe janë ulur.

Për 5 javë francezët me jelekë të verdhë po protestojnë por pas deklaratës së presidentit Macron protesta nuk është ndalur ende, edhe pse numri i protestuesve ka shënuar rënie në aspektin numerik.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?