“Charlie Hebdo” ironi makabre për urën Morandi

Ironi makabre e revistës satirike franceze “Charlie Hebdo”, e cila ka pasur në fokus katastrofën e ndodhur nga shembja e urës Morandi në Genova të Italisë.

Imazhi është një karikaturë në sfond të verdhë që tregon urën e shembur lart në të majtë, ndërsa në tokë, mes rrënojave është një makinë e sapo rënë, ndërsa një emigrant me ngjyrë pastron rrugën: “Ndërtuar nga italianët”, “pastruar nga emigrantët”.

Karikatura ka nxitur polemika të ndryshme. Eksponenti i “Fratelli d’Italia”, Marco Marsilio i ka kërkuar ministrit të Jashtëm Moavero të thërrasë ambasadorin francez në Romë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Charlie Hebdo ka ngjallur shpesh debate dhe indinjime me karikaturat e saj dhe për këtë arsye më 7 janar të vitit 2015 revista u bë shënjestër e një sulmi terrorist nga dy vëllezërit Saïd dhe Chérif Kouachi, që vranë 12 persona dhe plagosën 11 të tjerë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Erion Braçe apo Arbër Hajdari për kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga PS?