Charteri i mbushur me kallëpe ari, armë dhe municione. Në bord pasagjerë me kombësi të ndryshme
Një avion charter T7 WSS, i regjistruar në San Marino është ndaluar në Lusaka të Zambias, pasi në bord janë gjetur ngarkesa me shufra ari, “një mal” me para, armë dhe municione. Më e rëndësishmja për hetimin është se në bord ka pasur disa pasagjerë të kombësive të ndryshme dhe dyshohet për bashkëpunëtorë të tjerë në terren.
Sipas Corriere della Serra, ndalimi i avionit nga shërbimet e antidrogës së Zambias në Lusaka është i veshur me mister. Avioni mbërriti disa orë para se të mësyhej nga policia vendase, nga Kajro. Është i regjistruar në San Marino dhe i përket një kompanie charter me bazë në Dubai e Belgjikë, por shpesh fluturon në Afrikë ose Lindjen e Mesme.
Agjentët konfiskuan brenda mjetit fluturues 601 kallëpe ari, por analiza zbulon se ato janë bërë nga një “përzierje me një përqindje të lartë mineralesh me vlerë të ulët”. Më pas ata gjetën çanta me mbi 5 milionë dollarë para cash, tre pistoleta dhe njëqind fishekë. Në faza të njëpasnjëshme u arrestuan një biznesmen afrikano-jugor, disa zambianë, gjashtë egjiptianë që sapo kishin “zbarkuar”, më pas një holandez, një lituanez dhe një spanjoll.
KOHA JONË SONDAZH

