Civilët po paguajnë për lojërat politike në kufijtë e BE-së. Fëmijët po mbyten (VIDEO)
Agjencia Europiane e Kufirit dhe Vijës Bregdetare po dërgon përforcime në kufirin midis Turqisë dhe Greqisë, teksa kriza e refugjatëve vazhdon t’u shtojë presion autoriteteve greke. Me mijëra emigrantë janë përpjekur të futen në Europë, pasi Turqia vendosi të mos e pengojë më rrugëtimin e tyre drejt BE-së, për të kërkuar azil.
Teksa ngërçi vazhdon në kufi, refugjatët që janë të përfshirë në këtë krizë vazhdojnë të përballen një situatë të vështirë, ndërkohë që autoritetet greke kanë përdorur gaz lotsjellës për të mos i lejuar të kalojnë.
Korrespondentja ndërkombëtare e Euronews, Anelise Borges, ka udhëtuar në anën turke të kufirit për të folur me refugjatët që po presin me shpresën për të nisur një jetë të re. Fëmijët që shihen në videon e mëposhtme po mbyten e nuk po marrin dot frymë nga gazi lotsjellës që u kanë hedhur forcat greke.
https://twitter.com/i/status/1234889388045357057
“Amnesty International” nuk fajëson vetëm Greqinë, por edhe vetë Bashkimin Europian që i mbështet me këto përpjekje dhune, si dhe që po u heqin të drejtën refugjatëve për të kërkuar azil.
Prokuroria turke ka hapur hetim për të paktën një vdekje të shkaktuar në kufi, thotë gazetarja e Euronews, Anelise Borges. Ajo shton se ka takuar bashkëshorten e një burri të vrarë në kufi, si dhe avokatin e saj. Trupi është në Edirne, Turqi, në pritje të autopsisë, e cila do të tregojë nëse është vrarë nga plumba armësh. Ndërkohë, gazetarja shton që autoritetet turke nuk i kanë lejuar të afrohen për të pyetur më me detaje.
KOHA JONË SONDAZH

