Covid-19 i mori 7 familjarë, i riu është i pari që teston vaksinën nga Oxford

Një 23-vjeçar që raportohet të ketë humbur 7 anëtarë të familjes nga pandemia e Covid-19 është tashmë amerikani i parë që merr pjesë në fazën e fundit të testimit të vaksinës së Universitetit të Oxfordit.

Jacob Serrano dhe 31 persona të tjerë morën një dozë placebo ose vaksinë nga universiteti i Oxford dhe partneri i saj AstraZeneca në Florida gjatë fundjavës së fundit. Faza e tretë e testimit shikon nëse vaksina është efektive në parandalimin e simptomave Covid-19 në një shkallë të gjerë me mijëra vullnetarë.

Serrano shprehet se ai dëshiron të jetë pjesë e zgjidhjes për të ndaluar virusin vdekjeprurës, i cili ka vrarë më shumë se 183 mijë persona në SHBA deri më tani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?