Covid-19 në Itali, ndryshon rajoni më i ”nxehtë”

Sot Italia ka patur një bilanc lehtësisht më të ulët, për sa i përket pandemisë së Covid-19. Autoritetet italiane raportojnë 1365 raste të reja në 24 orët e fundit, kundër 1444 të ditës së djeshme.

Është rritur ndërkohë bilanci i viktimave, 4 nga 1 të ditës së djeshme, në spitalet gjenden ende 86 persona në terapi intensive. Është Campania, rajoni me kryeqendër Napolin, vatra më e rëndësishme sot në vendin fqinj me 270 raste, duke kaluar edhe Lombardinë me 235 dhe Lazion me 156.

Qeveria italiane i ka kërkuar ministrisë së Shëndetësisë të përgatitet për katërfishim të tamponëve, duke kaluar nga rreth 90 mijë në 300 mijë, me një kosto fillestare që shkon në rreth 40 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?