Covid-19 prek edhe gruan e fuqishme në Spanjë
Spanja ka 6.300 të infektuar nga Covid-19 dhe është vendi i dytë më i goditur në Europë pas Italisë. E prekur nga virusi është edhe gruaja e kryeministrit, María Begoña Gómez Fernández, e cila u testua dhe rezultoi pozitive për virusin.
Rreth 1.800 raste të tjera janë regjistruar që nga e premtja në mbrëmje, ku më shumë në kryeqytet. Nën një gjendje të jashtëzakonshme, Sánchez ka ndaluar qytetarët spanjollë të largohen nga shtëpia, përveç blerjes së furnizimeve thelbësore, ilaçeve ose për punë.
Të gjitha muzetë, qendrat kulturore dhe vendet sportive do të mbyllen. Restorantet dhe kafenetë mund të bëjnë vetëm dërgesa në shtëpi. Shërbimet thelbësore si bankat dhe stacionet e karburanteve do të qëndrojnë të hapura. Shkollat tashmë janë mbyllur në të gjithë vendin.
KOHA JONË SONDAZH

