Ç’po ndodh në Libi? Forcat qeveritare vrasin ushtarë kundërshtarë

Forcat e qeverisë së Libisë kanë shtyrë disa kilometra më tej forcat e udhëhequra nga ana e Khalifa Haftar. Ata i kanë çuar ushtarët e Haftar në jug të Tripolit, në Hira.

Gazetarët botërorë raportojnë nga vendngjarja se janë djegur makina dhe forcat qeveritare kanë vrarë 4 ushtarë të Haftarit. Haftar dhe trupat e tij po përpiqen të marrin kryeqytetin e vendit, Tripolin.

Situata në vend paraqitet problematike, madje fillimisht u tha se Libia mund të jetë Siri e dytë. Kjo për shkak se forcat qeveritare po hasin në rezistencë të një grupimi rebel, që udhëhiqet nga Haftar, ish-gjeneral i Gaddaf.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?