Deklaratat tatimore të Trump – NYT: Ka publikuar humbje prej mbi $1 mld nga 1985 në 1994

Bizneset e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kanë pësuar një humbje totale prej më shumë se 1 miliardë dollarë nga viti 1985 në 1994, sipas New York Times,  që kishte siguruar printime të transkripteve tatimore nga Shërbimi i Brendshëm i të Ardhurave (IRS).

E përditshmja bëri të ditur se Trump ka publikuar humbje në mbi 250 milionë dollarë në vitet 1990 dhe 1991. Trump ka humbur aq shumë para sa që ka shmangur pagesat e taksës ndaj të ardhurave për 8 vite.  Gjatë kësaj periudhe 10-vjeçare (1985-1994),  biznesi kryesor i Donald Trump,  përfshirë kazinotë, hotelet dhe ndërtesat rezidenciale,  ka humbur 1.17 miliardë dollarë, sipas New York Times.

E përditshmja citonte një avokat të presidentit, Charles Harder,  që thoshte se informacioni tatimor ishte i pasaktë. Trump, një manjat i pronave të paluajtshme që i dorëzoi bizneset djemve të tij pas zgjedhjeve në vitin 2016,  ka përmendur mprehtësinë e tij për biznes dhe aftësitë e negociatave gjatë fushatës.  Trump refuzoi të publikojë deklaratat  tatimore kur kandidoi  për president në vitin 2016,  duke thënë se nuk mund ta bëjë këtë pasi ishin subjekt i auditimit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?