Dëshira e mjekut që luftoi “përbindëshin” Covid-19: Dua të kthehem në punë

57-vjeç dhe mjek tepër i zoti, i cili sapo është rikuperuar nga koronavirusi, por dëshira e tij për të shpëtuar jetë njerëzish nuk e ka trembur përballë këtij “përbindëshi” që po kërkon të vrasë viktimën e radhës.

Mjeku italian R.I është shprehur se dëshiron që të kthehet sa më parë në detyrën e tij për tu shërbyer pacientëve që janë prekur nga CoVid-19. Kirurgu u infektuar teksa shërbente në spitalin e Alzano në Lombardi por pas 15 ditësh në karantinë atij iu kryen sërish teste dhe rezultati ishte negative që do të thotë se ai tashmë është shëruar nga koronavirusi.

“Mua më shkoi mirë, temperaturën nuk e pata më të lartë se 37 gradë. Por dua të shkoj menjëherë në spital, sepse janë disa mjekë të tjerë në karantinë dhe aty ka shumë nevojë për mua”. I pyetur nëse izolimi është rruga e drejtë për t`u ndjekur, ai përgjigjet “Po, sepse ky virus ka një aftësi përhapjeje, e cila nuk është parë kurrë më parë”. Karantinën në shtëpi rrëfen se e kaloi mes kuzhinës, librave dhe kurseve online.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?