Dimër në pranverë, borë dhe ftohtë në Francë

Pjesë të rivierës franceze janë shndërruar në një resort skish gjatë fundjavës ndërsa moti i ftohtë ka sjellë borë dhe akull në Cote d’azur. Pasi u ngroh nën diell për pashkë, slitat dhe pastrueset e borës u panë sërish në rrugët e Antibeve.

Historia ka qenë pak a shumë e ngjashme në të gjithë Francën, me borë dhe erëra të ftohta e të forta që kapnin shpejtësinë e 130 km në luginën e ronit.

Shërbimi francez i motit ka lëshuar një paralajmërim për kushte të rrezikshme të rrugëve. Vetë Parisi, ka regjistruar temperaturat më të ftohta të tij për muajin maj në 22 vite. Ndërsa era e fortë ka krijuar kushte të papërshtatshme për të gjithë ata që udhëtonin me tragete nga dhe për në Marsejë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?