Diplomaci frutash deti? Erdogan fton “mikun e dashur” Putin në një restorant peshku. Zbulohet tema

Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij turk Recep Tayyi Erdogan pritet të diskutojnë së shpejti sistemin anti ajror S-400 gjatë një darke peshku dhe frutash deti në një restorant në Stamboll.

Sistemi anti ajror rus të cilin Turqia ka vendosur të blejë ka nxitur zemërimin e NATO-s. Në një ftesë të Erdogan, dorëzuar presidentit Putin nga ministri i jashtëm Mevlut Çavusoglu ndër të tjera shkruhej:
“Miku juaj më i dashur, Z. Erdogan me ka kërkuar që t’ju përcjell përshëndetjet e tij më të ngrohta me shpresën se do të vizitoni Stambollin në të ardhmen e afërt për një darkë në një restorant peshku”.

Darka e peshkut e ka zanafillën në një samit të muajit korrik kur Putin i kujtoi homologut të tij turk se ai e kishte ftuar një herë për peshk në Stamboll, raporton “BalkanWeb”. Erdogan u përgjigj duke i thënë se ftesa qëndron akoma. Putin mësohet të ketë thënë se një ndër temat që duhet diskutuar menjëherë është edhe ajo e eksporteve të mishit rus në Turqi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?