Djali i politikanit del në gjyqin e madh, familja: E kanë ”rrëmbyer” për hakmarrje
33-vjeçari Eduard Babaryka bashkëthemeloi një platformë bjelloruse të quajtur Uley, që financohej nga vetë populli. Ai ishte bashkëthemelues edhe në disa projekte të tjera humanitare, si dhe financoi botimin e një koleksioni me pesë vëllime në bjellorusisht të veprave të shkrimtares fituese të çmimit Nobel, Svetlana Alexievich.
Ai po përballet me akuza të evazionit fiskal, shpëlarje parash, organizim të trazirave masive dhe nxitje të urrejtjes. Nëse shpallet fajtor, mund të dënohet mbi 20 vjet burg. I arrestuar në qershor të vitit 2020, 33-vjeçari i ka kaluar tre vjet në paraburgim pa u gjykuar.
Ngjarjet nxitën një valë masive protestash mbarëkombëtare. Mes pretendimeve për abuzim dhe torturë, mijëra protestues u burgosën. Shtypi i pavarur u mbyll. Udhëheqësit e opozitës u detyruan të largoheshin nga vendi. Kombet perëndimore refuzuan të njohin legjitimitetin e Lukashenkës.
Gjyqi i Eduard Babarykas filloi në Minsk më 22 maj të këtij viti. Qëndrimi i tij i stërzgjatur në paraburgim dhe paqartësia rreth akuzave kundër tij, sipas familjarëve tregojnë se arrestimi i tij ishte organizuar nga autoritetet për t’i bërë presion babait të tij.
Viktar Dzmitryevich Babaryka është një bankier, filantrop, figurë politike publike dhe që synonte të bëhej kandidat në zgjedhjet presidenciale të Bjellorusisë 2020.
KOHA JONË SONDAZH

