Djali i presidentit Trump mbështet deklaratat për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova

Gjatë ditës së sotme senatori amerikan David Perdue, ka thënë se SHBA-ja duhet të rishqyrtojë praninë e saj në Kosovë, nëse nuk hiqet taksa për mallrat nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Përmes një postimi në Twitter, senatori nga Georgia deklaroise për më shumë se dy dekada SHBA-të kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë, duke shtuar se është radha e Prishtinës që të luajë rolin e saj.

“Për më shumë se dy dekada, forcat amerikane kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë. Tani, me progresin e bërë historik, Kosova duhet të bëjë pjesën e vet dhe të shfuqizojë të gjitha detyrat e vendosura ndaj Serbisë. Nëse Kosova nuk është plotësisht e përkushtuar për paqe, atëherë SHBA duhet të rishqyrtojë praninë e saj atje”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Qëndrimin e senatorit amerikan e ka mbështetur dhe djali i presidentit, Donald Trump Junior, i cili shkroi në Twitter se janë rreth 650 trupa amerikane në Kosovë, që duhet të kthehen në shtëpi.

“Jam dakord. Janë rreth 650 trupa amerikane në Kosovë. Ka ardhur koha t’i kthejmë ata në shtëpi”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?