FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Do kandidojë Michelle Obama për Presidente? Obama: “Ajo nuk ka durim”

Michelle Obama ka qenë një nga pasuritë më të vlefshme gjatë fushatës zgjedhore të Hillary Clinton. Por a do të ndjekë Michelle hapat e saj dhe do të kandidojë për Presidente të SHBA-ve?

Michelle është një nga më mbështetëset e Clinton dhe ka mbajtur disa fjalime pasionante, duke u bërë thirrje votuesve për të mbështetur atë.

Michelle aktualisht gëzon një popullaritet rreth 64 përqind sipas Gallup, më e lartë se burri i saj Barack (54 për qind), Clinton (42 për qind) ose Trump (34 për qind).

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe pse ky popullaritet ngre perspektivën e një Presidence, Michelle ka insistuar vazhdimisht se ajo nuk do të kandidojë për Presidente.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Jo, jo, nuk do të bëjë atë,” këmbënguli ajo në mars të 2016. Unë kam dy të rinj në shtëpi dhe duke qenë që janë vajzat e Presidentit, nuk është aq e lehtë”.

Në një intervistë Barack Obama ka konfirmuar se “ajo kurrë nuk do të kandidojë”. Ai tha: “Ajo është aq e talentuar dhe e shkëlqyer por Michelle nuk ka durim apo prirje që në fakt të jetë një kandidate e vetme”.

R.Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?